EMRI/ I dënuar për prostitucion, pranga 38-vjeçarit në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2026, 15:01
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 38-vjeçarin Rezart Hyskollari, në zonën e Liqenit të Thatë.
Sipas policisë, 38-vjeçari është i dënuar me burg për shfrytëzim prostitucioni.
Gjykata e Durrësit, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
