Xhaferri tregon si "plasi" mashtrimi i call center-ave në Shqipëri: E solli një grup izraelito-gjeorgjian...
Në studion e "Ora e Betit" ka qenë deputeti demokrat Besart Xhaferri i cili ka folur lidhur me skemën e mashtrimit të call center-ave në Shqipëri.
Ai ka shpjeguar si ka ardhur për herë të parë ky lloj aktiviteti dhe si është shndërruar gradualisht nga një biznes korrekt me ligjin në një skemë të madhe mashtruese që operon gjerësisht në territorin shqiptar.
Fjala e Besart Xhaferrit:
“Në këto vite kanë qenë biznese legale....
Rrogat nga 2005 deri në 2013 ishin rroga relativisht të ulëta. Rroga minimale pak me të larta se minimale.
Po të shkojë përgjatë këtyre viteve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe të thojë dua të marrë dhjetë studentë në punë, i merrje menjëherë.
Pas 2013, këtu vjen një grup izraelito-gjeorgjian që fusin “Fin Tech’-un, konsulencën financiare që bëhej me telefonë.
Sjellin ëebsite që këta i ndërtonin që i mbyllnin, i ndërtonin dhe kështu me rradhë.
Uebsajte të duplikuara nga të tjera që ishin të respektuara.
Këta kopjojnë kompani të respektuara të bursës dhe janë komplet falso.
Këtu ‘plasi’ mashtrimi.
Agjentë konsulentë që marrin në telefonë qytetarë në Itali, Gjermani, Amerikë, etj dhe shpjegohet dhe të skema e “Le Iene”-t, duke telefonuar dhe duke propozuar investime në flori”.- shpjegon Xhaferri.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

