Nën akuzë për vr*sjen e ish-snajperistit kurd/ Vetëdorëzohet në Tiranë 26-vjeçari i kërkuar nga Britania

26-vjeçari Armando Marku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës.

Sipas autoriteteve britanike, Marku akuzohet për përfshirje në vrasjen e ish-snajperistit Hemawand Ali Hussein, ngjarje e ndodhur në qytetin Hartlepool të Anglisë në vitin 2019.

Viktima u gjet i pajetë në një pronë private, i qëlluar me armë zjarri.

Hetimet për këtë krim kanë çuar në arrestimin dhe dënimin e disa personave.

Në muajin dhjetor, në Bruksel, u arrestua edhe shtetasi shqiptar Sajmir Dodoveci, i dyshuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje.

Ndërkohë, drejtësia britanike ka dhënë dënime të rënda për katër persona të tjerë të përfshirë në vrasje: