OSBE përgëzon Klodjan Brahon si kreu i ri i SPAK, mbështetje për luftën kundër korrupsionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2026, 18:10
Kryetari i OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me Klodjan Braho, pas zgjedhjes së tij si drejtues i SPAK .
Ambasadori Tarran e përgëzoi Brahon për detyrën e re dhe theksoi rëndësinë e SPAK-ut në procesin e reformës në drejtësi dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet demokratike.
Ai ritheksoi mbështetjen e OSBE-së për institucionin, duke përfshirë veprimtari për rritjen e kapaciteteve, këshillim për politika dhe shkëmbim të praktikave ndërkombëtare.
Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi aktual dhe mënyrat për ta forcuar më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
