VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (20 - 21 janar 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Europa mbetet nën ndikimin e masave ajrore polare, duke sjellë mot të kthjellët por të ftohtë në Europën Qendrore dhe Ballkan. Europa Lindore përjeton reshje dëbore, ndërsa Gadishulli Iberik mbetet problematik me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa i perket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, Reshje të pakta shiu priten në zonat qendrore dhe jugore, ndërsa në Juglindje reshje të dobëta dëbore. Temperaturat zbresin nga -5°C deri në 12°C. Era fryn lindore, mbi 50 km/h, duke gjeneruar dallgëzim 3 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme Europa Lindore dhe rajoni i Balltikut do të kenë reshje të dendura dëbore, ndërsa gadishulli Iberik dhe skaji juglindor i kontinentit përjetojnë shira intensivë dhe stuhi të forta ere.

Ballkani paraqitet me reshje të pakta shiu e dëbore, ndërsa Europa Perëndimore mbetet më e qëndrueshme dhe e ftoht.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Dominim i vranësirave pritet në të gjithë territorin.

Reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore dhe reshje të izoluara dëbore në zonat malore lindore.

Temperaturat rriten lehtë, nga -3°C deri në 10°C. Era fryn verilindore, me shpejtësi mbi 45 km/h, do të krijojë dallgëzim 2 ballë.