Aksident në aksin Cërrik-Gramsh/ Tentativa për parakalim të gabuar lë dy vajza të pl*gosura

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Cërrik–Gramsh, në fshatin Shtërmen, rreth orës 15:45.

Si pasojë e përplasjes, dy vajza mbetën të dëmtuara.

Të lënduarat u transportuan menjëherë në Spitalin e Elbasanit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti mendohet të ketë ndodhur për shkak të qarkullimit me shpejtësi të lartë dhe për shkak të një tentative parakalimi të gabuar.

Ndërkaq, autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.