Arratia 7-vjeçare merr fund/ Kush është 26-vjeçari i përfshirë në ekzekutimin e ish-snajperistit kurd? Bashkëautor dhe 'Babalja' i TikTok-ut...

Armando Marku, 26-vjeçari i cili kërkohej nga autoritetet britanike për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në Hartlepool, Angli, është dorëzuar këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.

Marku ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh për ngjarjen e vitit 2019, ku u vra 32-vjeçari Hemawand Ali Hussain, i cili kishte qenë snajper me forcat kurde dhe kishte luftuar kundër ISIS-it në Irakun verior.

Për këtë ngjarje akuzohen edhe dy shtetas shqiptarë të tjerë, Sajmir Dodoveci dhe Eugert Merizaj, ky i fundit i njohur në TikTok si ‘Babalja’.

Sajmir Dodoveci u ndalua më 23 dhjetor 2025 në Bruksel dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, ku u akuzua për vrasjen e Hussain.

Ndërkohë, Eugert Merizaj u gjykua dhe u shpall fajtor, duke marrë dënimin me burgim të përjetshëm.

Armando Marku ishte i fundit nga të akuzuarit që mbetej në arrati, deri në dorëzimin e tij në Policinë e Tiranës, duke përfunduar kështu hetimet ndërkombëtare për këtë çështje.