Vr*u dy shokët në ’97-ën, ish-polici dënohet me 23 vite burg 4 vite pas 'paketimit' të tij nga Amerika

Një vrasje e bërë 29 vite më parë bëri që Gjykata të dënojë me 23 vite burg ish-policin Tomorr Çela, i shpallur fajtor për vrasjen e dy personave në 27 nëntor të vitit 1997 në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë dhe më pas është zhdukur, por u pikas në SHBA.

Sipas dosjes hetimore, tre ditë para ngjarjes së rëndë, ish-polici ishte përfshirë në një aksident automobilistik me dy viktimat, Elton Danin dhe Ledian Hoxhën.

Pas përplasjes, palët nuk ranë dakord për dëmet e shkaktuara në mjete, çka solli nisjen e një konflikti mes tyre.

Vetëm pak ditë më pas, Tomorr Çela akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të dy personave, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja, e ndodhur në vitin 1997, është hetuar pas shumë vitesh dhe ka përfunduar me një vendim dënimi nga gjykata.

EKSTRADIMI

56-vjeçari nga Durrësi do të “paketohej” më 2 qershor të vitit 2022 nga SHBA-të për në Tiranë me qëllim kryerjen e dënimit. 

Më herët, gjykata kishte dhënë 23 vite burg në emër të tij për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  Ai u kap nga policia amerikane pas kërkesës së autoriteteve shqiptare dhe tashmë u soll në Shqipëri me qëllim kryerjen e dënimit.