Altin Ndoci i përfshirë me Çopja?/ Laci: Mos kemi ndonjë lloj tradhëtie ndaj tij brenda hetimeve... Avokatja replikon: Arratisja e tij nuk e bën atë të...

Në emisionin “Drejt” në Ora News, gazetari Dritan Laci foli për pretendimet e SPAK ndaj Altin Ndocit, i cili akuzohet si pjesë aktive e grupit kriminal “Çopja”, një nga grupet më të rrezikshme në Elbasan dhe i përfshirë në trafikun ndërkombëtar.

Sipas SPAK, akuzat mbështeten në komunikime të dekriptuara nga SkyECC, ku pretendohet se anëtarët e grupit kanë diskutuar plane për nxjerrjen e Ndocit nga burgu, si edhe mbështetje financiare për familjen e tij.

Nga ana tjetër, avokatja Elda Zotaj kundërshton këto pretendime.

Avokatja e Altin Ndocit argumenton se arratisja nuk mund të konsiderohet automatikisht si pranim fajësie, duke nënvizuar se edhe një person i pafajshëm, përballë një sistemi që ai e konsideron të padrejtë dhe me rrezikun e burgimit të përjetshëm, mund ta shohë arratisjen si rrugë shpëtimi.