Dëshmia e Klevis Allës, Zotaj: SPAK e kishte ngritur hetimin mbi fjalët e një dëshmitari që rezultoi i pabesueshëm

Në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” avokatja e të akuzuarit për vrasje, i cili realizoi një arratisje spektakolare nga spitali i Durrësit, Altin Ndoci, Elda Zotaj u shpreh se Prokuroria e Posaccme e kishte ngritur strategjinë e saj të hetimit mbi dëshminë e një dëshmitari që rezultoi i pabesueshëm, siç ishte Klevis Alla.

"

Shtetasi Klevis Alla, në seancën e fundit, prokuroria në pretencën e vet kërkoi edhe revokimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me drejtësinë, sepse praktikisht ai kishte gënjyer në mënyrë specifike mbi emrat e autorëve.

Por duke qenë se kishte dhënë fillimisht elemente të besueshme sa i përket elementëve të tjerë të veprës penale, sa i përket vendit ku ishin hedhur armët apo makinës që ishte përdorur për ngjarjen, kishte elemente që e bënin të besueshëm.

Por për shkak të neglizhencës, pakujdesisë, mënyrës se si u orientuan hetimet, u bazua i gjithë hetimi dhe i gjithë dosja vetëm mbi bazën e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe jo mbi prova të tjera, të cilat do të duhej të ishin të domosdoshme për të verifikuar një akuzë.

Dhe si përfundim, Altin u deklarua i pafajshëm nga gjykata e shkallës së parë dhe kjo u konfirmua nga gjykata e apelit, duke qenë se prokuroria nuk bëri as ankim. Nuk u lirua nga burgu për një artificë të krijuar nga Prokuroria e Posaçme.

Kujtoj që ishte viti 2024, ishte një nga periudhat dhe një nga çështjet më të nxehta, që ishte masa e arrestimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Nuredin Dumani në vitin 2022, pas arrestimit, jo prej vullnetit të tij të plotë, pra jo për shkak se u pendua, sikundër ishte fjala “i penduar” që përdoret në terma dhe sepse ligji e njeh si “bashkëpunëtor drejtësie”, por duke qenë se ishin zbuluar prova të tjera që lidheshin me vendngjarjen, sikundër ishte ADN-ja e gjetur në vendngjarje, në makinën e përdorur nga autorët, që rezultoi se ishte e një bashkëpunëtori tjetër të Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj, emrin e të cilit Klevis Alla nuk e kishte përmendur asnjëherë.

Automatikisht, Klevis Alla u bë i pabesueshëm. Menjëherë me arrestimin e Henrik Hoxhajt, i cili u arrestua në të njëjtën ditë me Nuredin Dumanin, që ka qenë marsi i vitit 2022, pranoi të bëhej bashkëpunëtor drejtësie që kur ishte në Prokurorinë e Elbasanit dhe rrëfeu të gjitha ngjarjet" tha avokatja.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË DREJT” NË “ORA NEWS”