Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht ankimin e rusit të akuzuar për krim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 17:34
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e shtetasit rus Igor Kokunov, 62 vjeç, i akuzuar për vrasje dhe lidhje mafioze, kundër vendimeve që lejuan ekstradimin e tij në Rusi. Kushtetuesja konstatoi shkelje të të drejtës së tij për të mos iu nënshtruar një trajtimi çnjerëzor ose degradues dhe cenim të të drejtës për të mos u dëbuar.
Kokunov u arrestua në Shkodër në 2023 dhe kërkoi të mos ekstradohej, duke argumentuar se në Rusi mund të trajtohej në mënyrë çnjerëzore. Gjykata e Shkodrës, Apeli dhe Gjykata e Lartë kishin miratuar ekstradimin, që u krye më 30 dhjetor 2024, pavarësisht pezullimit të vendosur nga Kushtetuesja.
Vendimi përfundimtar me arsyetimin pritet të publikohet brenda 30 ditëve.
