Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm për Aurel Zarkën! Çështja dërgohet për rishqyrtim me trup të ri gjykues
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ish-prokurorin Aurel Zarka dhe ka urdhëruar që çështja të rishqyrtohet nga një trup tjetër gjykues.
Vendimi i Apelit të Posaçëm i vitit 2025 e konsideronte Zarkan dhe tre të pandehurit e tjerë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ndryshe nga vlerësimi fillestar i gjykatës së Shkallës së Parë dhe prokurorëve, të cilët e kishin cilësuar si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.
Në Shkallën e Parë, Zarka ishte dënuar me 2.8 vite burg, në gjykim të shkurtuar, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion.
Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë, çështja do të rishqyrtohet duke u shqyrtuar provat dhe rrethanat nga një trup gjykues tjetër.
