Rihapet ura në Xhyrë/ Ministri Vengu: Rregullimi ka nxjerr nga izolimi 2000 banorë të fshatit

Rreth 2000 banorë të fshatit Xhyrë në Librazhd kanë rifituar aksesin me qendrat e shërbimit pas rregullimit të urës së dëmtuar, ndërsa ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se ndërhyrja është pjesë e një angazhimi kombëtar për rehabilitimin e infrastrukturës kritike në zonat rurale.

Ura e tipit Bailey ishte dëmtuar në nëntor të vitit 2025, duke  pamundësuar lëvizjen e banorëve dhe mjeteve.

Gjatë një inspektimi në terren, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, falënderoi punëtorët e Xhenios për angazhimin e tyre, si dhe banorët e zonës për durimin gjatë tre javëve të punimeve.