Gazetarja: Altin Ndoci është akuzuar nga Nuredin Dumani për një sërë vr*sjesh

Në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” temë e diskutimit ishte arratisja spektakolare e Altin Ndocit, të akuzuar për vrasje dhe një sërë veprash të tjera penale.

Gazetarja Aida Topalli gjatë debatit me avokaten e Ndocit, u shpreh se klienti i saj është një person me rrezikshmëri të lartë dhe që sot është në liri.

“Altin Ndoci konsiderohet nga drejtësia si pjesë e një nga grupeve më të rrezikshëm të Bandës së Durrësit.

Dhe unë po flas me atrë çfarë Nuredin Dumani kja rrëfyer që e fillon me ngjarjen në Bradashesh ku mbetën tre të vrarë dhe që shkon më pas tek ngjarje të tjera me vrasje dhe tentativa vrasjesh”, tha Topalli

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË DREJT” NË “ORA NEWS”