Avokatja e Ndocit, Elda Zotaj: Nuk jam kontaktuar nga klienti im! Altin Ndoci bëri padrejtësisht 4 vite burg

Ndërsa hetimet zyrtare vazhdojnë, ekspertët ligjorë kanë hedhur dyshime të forta se arratisja e Altin Ndocit nuk ishte thjesht rezultat i neglizhencës, por i një skenari të mirë-përgatitur që implikon bashkëpunëtorë brenda sistemit të burgjeve.

Në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” ishte e ftuar Avokatja e të akuzuarit për vrasje, Elda Zotaj.

Nuk kam se si të jem kontaktuar nga klienti im duke qenë se të gjithë e kuptojnë që personi i parë që do të vëzhgohej për kontakt të mundshëm do të ishte avokati.

Dhe nuk besoj që një klient do të kishte pakujdesi të tillë që veprimin e parë që do të bënte do të ishte t kontaktonte qoftë avokaten, qoftë familjarët e ngushtë.

Altin Ndoci ka bërë 4 vite në burg në mënyrë të padrejtë. Prokuroria nuk mori asnjë masë për të zhbëre këtë vendim, duke e lënë Ndocin në burg.

Media ka marrë shumë akte përpara se sa t’i marrin avokatët. Këtu duhet një shpjegim nga prokuroria. Dosja “Plumbi i Artë” dhe deklarimet e Dumanit tregojnë se Dumani ishte në konflikt me Altin Ndocin”, tha avokatja.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË DREJT” NË “ORA NEWS”