Policia e Shtetit hap konkurrimet/ Nisin aplikimet për drejtor dhe shefa komisariatesh, ja data e afatit të aplikimit...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 16:08
Policia e Shtetit ka hapur thirrje për konkurrim për disa pozicione drejtuese.
Konkurrimi është shpallur për pozicionin e Drejtorit Vendor të Policisë në Durrës dhe Lezhë, me afat aplikimi deri më 22 janar 2026.
Gjithashtu, janë hapur konkurse për shefa komisariatesh në Fier, Lushnjë, Kavajë, Kolonjë, Mat dhe Bulqizë, me afat aplikimi deri më 23 janar 2026.
Policia e Shtetit bën me dije se procesi do të zhvillohet në përputhje me ligjin.
