FOTO+VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, bie ndjeshëm niveli i ujit në lumin Vjosë

Niveli i ujit në lumin Vjosë ka shënuar një rënie të ndjeshme gjatë orëve të fundit, duke sjellë përmirësim të situatës së përmbytjeve në zonat e Vlorës.

Autoritetet përkatëse kanë nisur procesin e verifikimit të dëmeve në të gjithë territorin e prekur, me qëllim evidentimin dhe vlerësimin e pasojave të shkaktuara.

Ndërkohë, strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të banorëve për çdo nevojë apo emergjencë të mundshme.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë në mënyrë të ndjeshme, duke sjellë përmirësim të situatës pas përmbytjeve të regjistruara në zonën e Novoselës.

FOTO+VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, bie ndjeshëm niveli i ujit

Në postimin e tij, Rama nënvizon se ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën e prekur, për të bërë evidentimin e pasojave që përmbytjet kanë lënë në banesa, toka bujqësore dhe infrastrukturë.

Sipas kryeministrit, strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri të plotë.

Kujtojmë se moti i keq që përfshiu vendin ditët e fundit solli pasoja të rënda, me përmbytje të banesave, evakuime masive dhe humbje jete.

Një 54-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal kullimi në Durrës, pasi u mor nga rrjedha e ujit.

Ndërkohë, ditën e djeshme u dha urdhër për evakuimin e banorëve nga banesat e tyre në Durrës, konkretisht për zonën e Sukthit dhe Katundin e Ri, por edhe Novoselë, në Vlorë dhe zonën e Ferrasit në Fier.