VLORA NËN UJË/ Banesat në fshatin Fitore të Novoselës "pushtohen" nga rrjedha e Vjosës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2026, 07:41
Ora 2:30 e mëngjesit të kësaj të premteje e ka gjetur fshatin Fitore në Novoselë, nën ndikimin e përmbytjeve, pasi uji i lumit Vjosa ka dalë nga shtrati dhe "ka pushtuar" oborret e disa banesave.
Sipas banorëve të zonës, niveli i ujit është rritur ndjeshëm gjatë orëve të natës, duke shkaktuar shqetësim dhe vështirësi për familjet që jetojnë pranë lumit.
Uji tashmë ka hyrë në oborre dhe toka bujqësore.
Megjithatë, banorët raportojnë se në orët e para të mëngjesit është vënë re një ulje graduale e nivelit të ujit, duke sjellë një lehtësim të përkohshëm të situatës.
