Përmbytjet, Ndoka: Problemi nis te ndarja territoriale, kemi bashki të lëna në mëshirë të fatit
Në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama, politikani Nard Ndoka theksoi se janë shumë problematika që kanë zënë njëra-tjetrin dhe që na kanë bërë të ndodhemi përballë këtij realiteti.
“E para është ndarja territoriale, që është dëmi më i madh që i është bërë vendit.
Ne kemi bashki të mëdha që janë në kushtet e pamundësisë për t’i shërbyer qytetarëve të tyre.
Psh, bashkia e Durrësit përveç problemeve që ka qyteti ka dhe një numër të madh fshtrash, gjë që e ka futur në kolaps territorin.
Pra dëmi që është bërë me reformën është kolosal, ku kemi bashki që nuk e njohin fare kryetarin e bashkisë së tyre, pasi është e vështirë që ai të jetë prezent në terren.
Vlora është një eksperiment i Ramës, dhe të them të drejtën kam pritur që Rama të kishte një tjetër qasje për pushtetin lokal, pasi ka qenë vetë për 13 vite kryebashkiak i Tiranës, kjo në aspektin e kompetencave që ky kur ishte i kërkonte dhe kur u bë kryeministër ua mori.
Së dyti, financimi i bashkive duhej të ishte i pakufizuar nga qeveria dhe atë që e kanë tani e vjedhin, pra bashkitë janë lënë në mëshirë të fatit.
Pra kemi një organizim të ç’organizuar, ku del ministri dhe flet si kreu i Emergjencave dhe ky është një problem shumë i madh", u shpreh Nard Ndoka.
PËR MË SHUMË NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT”

