Rrugët e bllokuara nga moti i keq, Pirro Vengu inspekton situatën në terren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 10:43
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte i pranishëm edhe ditën e sotme në një nga zonat e prekur nga moti i keq, për të ndjekur nga afër situatën.
Ai, së bashku me autoritetet përkatëse, po kryen konstatimet e dëmeve të shkaktuara në infrastruktur.
Qytetarët e zonave të prekura po marrin mbështetje të menjëhershme për të normalizuar jetesën dhe për të rivendosur kushte te sigurisë në shtëpitë e tyre.
Strukturat e emergjencave civile dhe forcat e terrenit janë në gatishmëri për çdo nevojë dhe po vijojnë punën për pastrimin e zonave dhe rikthimin e shërbimeve bazë.
