VIDEO/ Deputeti denoncon: Zjarri në tregun te ”5 Maji”, dikush e ka piketuar për Kulla!
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi mes tezgave, ndërsa tymi i dendur ka krijuar panik te tregtarët dhe qytetarët e pranishëm.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes në zonat përreth.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Deputeti Erald Kapri hedh dyshime se "dikush e ka piketuar për ndërtime kullash!
"Disa tregtarë po më shkruajnë se tregut te ‘5 Maji’ i është vënë flaka qëllimisht, sepse është gati një projekt me pallate. Bizneset që kishin ambientet me qira nuk “po hapnin rrugë”.
Ky do të ishte barbarizëm! E kanë kthyer në stil djegien kur dikush nuk pranon të lërë tokën e vet, shtëpinë e vet, për t’ia dhënë për ndërtim betonizuesve të Tiranës", shprehet deputeti Kapri.


