Berisha: Tryeza është e hapur! Të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitarë, janë të mirëpritur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 13:17
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për tryezën e thirrur nga opozita, duke theksuar se dera mbetet e hapur për të gjithë ata që e konsiderojnë veten opozitarë, me qëllim krijimin e një fronti sa më të gjerë kundër qeverisë.
"A mund t’i paragjykoj unë ato, pa u mbledhur tryeza. Po ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime.
Prandaj dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitar, janë të mirëpritur.
Kjo ka vetëm këtë qëllim, një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie.
Prandaj dhe unë nuk bëj asnjë koment, për komentet që janë bërë ditët para tryezës", u shpreh Berisha.
