Kërkesa e SPAK-ut, Bylykbashi e Bardhi: Rama po pengon mbledhjen e Këshillit të Mandateve! Rrezikshmëria u rrit me intimidim dëshmitarësh dhe…
Ka dështuar edhe sot mbledhja e Këshillit të Mandateve.
Në një konferencë për mediat, anëtarët demokratë të Këshillit kanë deklaruar se po shkelet rregullorja me mos thirrje e mbledhjes nga kryetari Niko Peleshi ndërsa kanë shtuar se urdhri për një gjë të tillë vjen drejtë për dejtë nga kryeministri Edi Rama.
“PD e ka bërë të qartë gjatë të gjithë kësaj kohe që jemi në mbështetje të vijimit të procedurës për heqjen e imunitetit ndaj Ballukut.
Provat që ka sjellë prokuroria janë të qarta që kërkesa e SPAK nuk është sepse nuk ka të mundur zbatimin e masës së pezullimit por është rritur rrezikshmëria shoqërore e personit, sepse ka intimiduar dëshmitarët dhe janë shtuar akuzat në lidhje me veprimet e paligjshme të saj. Kërkojmë me urgjencë thirrje e mbledhjes.
Peleshi edhe sot ka penguar mbledhjen e Këshillit, duke mos njoftuar as Ballukun, as anëtarët e Këshillit, as SPK. Të drejtën të thirret Këshilli, e ka edhe gjysma e anëtarëve, Peleshi ka detyrim ligjor të njoftojë palët e të mbledhë Këshillit. Mjaftojmë ne sot që mbledhja të jetë e vlefshme, nuk është nevoja për prezencë 50+1″, tha ai.
Sakaq, kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur në lidhje me dështimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për të shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Ai u shpreh se zvarritje e procesit po kryhet nga kryeministri Edi Rama për të fituar kohë, pasi ka tashmë dijeni për provat dhe faktet e në USB-në e dorëzuar nga Prokuroria e Posaçme.
“Çdo shqiptar nuk ka nevojë për prova që të kuptojë se Balluku në procedurat për të cilat akuzohet ka mjaftueshëm të dhëna që ka kryer krim në mënyrë të përsëritur.
Në gjykimin e 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve është interesi ndaj ligjit ai që mbron interesin publik.
Nuk mund të pretendosh që je me drejtësinë kur kryen një veprim që cënon ligjin. Rama dhe Balluku po cënojnë drejtësinë, ne nuk e kemi bërë dhe nuk kemi ndërmend ta bëjmë. Është në interes të Ramës.
Rama i ka marrë provat me USB e prokurorisë por ka krijuar një strategji që duan t’i nxjerrin në publik që të dëmtojnë hetimet. Na bëhet thirrje që të bëjmë veprime të cënojmë drejtësinë e të ndihmojmë në këtë mënyrë Ramën", tha Bardhi.

