Jola Hysaj: Kur qytetarët përmbyten, shteti nuk mund të heshtë!

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Jola Hysaj ka reaguar sërish në lidhje me situatën e rëndë të përmbytjeve në Durrës.

Me një reagim të saj në rrjetet sociale, Hysaj shkruan se, shteti nuk mund të heshtë, ndërsa qytetarët janë të përmbytur.

Reagimi i Jola Hysaj:

Kur qytetarët përmbyten, shteti nuk mund të heshtë!

Në ditë si këto, kur familje të tëra zgjohen me ujin brenda shtëpive dhe pasiguria bëhet pjesë e jetës së përditshme, pyetja që lind nuk është politike.

Është njerëzore: ku është shteti?

Këto nuk janë kushte ‘sezonale’. Janë kushte ekstreme që kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe përgjegjësi të plotë institucionale.

Mos shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore po i lë qytetarët të vetëm përballë pasojave që nuk i kanë shkaktuar vetë.

Shpallja e saj nuk është panik, por detyrim shtetëror. Do të thotë fonde emergjente për familjet e prekura, koordinim real mes institucioneve, transparencë dhe ndihmë konkrete për fermerët dhe bizneset. Do të thotë që shteti merr drejtimin, në vend që të fshihet pas justifikimeve.

Një shtet serioz matet në momente krize. Sot, Shqipëria ka nevojë për veprim, jo për relativizim. Dhe veprimi fillon duke e quajtur situatën me emrin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jola Hysaj (@jola.hysaj)