Durrësi "nën" ujë/ Prefekti tregon angazhimin e Emergjencave Civile: Janë evakuuar 60 persona nga 18 familje
Në një lidhje direkte për OraNews, prefekti i Durrësit Emiljan Jani ka shpjeguar situatën dhe masat që janë marrë për përmbytjet në këtë qark.
Teksa ai ka vijuar të tregoj se janë evakuuar 60 persona nga 18 familje.
“Situata është drejt normalizimit. Durrësi sot u gdhi duke filluar nga mesnata dhe deri në mesin e ditës me një shi të rrëmbyeshëm, me intensitet mbi mesatar ku patëm përmbytje të rrugëve, të banesave, të shtëpive dhe të tokave.
Pra, qarku i Durrësit sot pati një situatë të rënduar të rreshjeve me intensitet të lartë që u përfshi me orë të tëra.
....
Deri në momentin që flasim nuk kam një njoftim për normalitet të rrugës të Durrës-Tiranë. Por deklaroj që situata është drejt normalitetit dhe gjithë strukturat e Emergjencave Civile, duke përfshirë dhe Emergjencat Civile të Tiranës të cilat janë prezent nga mëngjesi i sotëm me mjete dhe me njerëz, jemi në terren për të normalizuar situatën.
Krahas saj, ne kemi bërë edhe evakuimin e disa familjeve që e kishin të pamundur qëndrimin brenda në shtëpi. Kemi shfrytëzuar dhe kemi dërguar dy kavalishencat atë të Mbrojtjes dhe të ministrisë së Brendshme, rreth 60 persona nga 18 familje.”- shpjegoi Emiljan Jani.
