Lezha e përmbytur/ Fatjon Zefi: Problemi më i madh është rritja e nivelit të lumit Drin dhe Gjadër
Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë nënkryetari i bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi i cili ka folur për situatën e përmbytjeve në zonë.
Ai ka parashtruar problematikat që janë shkaktuar nga rreshjet e natës, duke përmendur gjithashtu se në terren gjenden forcat e Emergjencave Civile dhe policia bashkiake për të verifikuar dëmet.
“Që në orët e para të mëngjesit, e gjithë bashkia dhe me të gjitha forcat e Emergjencave Civile dhe me policinë bashkiake dhe drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Bujqësinë janë në terren për verifikimin e problemeve të shkaktuara nga rreshjet e natës por problemet më të mëdha po na vijnë rritjes së nivelit në lumin “Drin” dhe në lumin “Gjadër”.
Për shkak edhe të rritje së shkarkimit të ujërave edhe nga hidrocentralet.
Kjo ka sjellë që situata të jetë në nivele kritike dhe fryrja e të gjithë kanaleve të dyta dhe të treta, duke krijuar bllokim të disa rrugëve.
Gjithashtu, kemi probleme në parcela bujqësore dhe janë disa banesa të rrethuara nga uji por nuk kemi në asnjë banesë prani uji.”- tha Zefi.
