Elbasan/ Nis rikonstruksioni i tre shkollave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 14:59
Sistem ngrohjeje dhe infrastrukturë moderne në shkollën “Naim Frashëri”
Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e shkollave “Naim Frashëri”, “Dhaskal Todri” dhe shkollës së Shushicës në Elbasan. Projekti përfshin modernizimin e ambienteve mësimore, laboratorëve, sporteve dhe krijimin e hapësirave të reja për nxënësit, duke përmirësuar kushtet për staf dhe komunitet.
Kryebashkiaku Gledian Llatja shprehet se ky investim në arsim është një përmbushje e premtimeve dhe një investim në të ardhmen e qytetit.
