"Paketohet" nga Greqia në Tiranë/ Ja çfarë ka bërë 32-vjeçari

A. M., 32 vjeç, i lindur në Bulqizë, u ekstradua nga Greqia në Shqipëri pas një operacioni ndërkombëtar të koordinuar me Interpol Athinë.

Ai kërkohej nga Gjykata e Durrësit për “Plagosje të rëndë me dashje”, pasi më 06.10.2022 kishte plagosur disa herë me thikë shtetasin B. F., për motive të dobëta në lagjen “Plazh”, Durrës.