VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (5 janar 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Evropa Jugperëndimore dhe Ballkani mbeten nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje intensive shiu. Ndërkohë, Evropa Verilindore, Gadishulli Skandinav dhe Ishujt Britanikë dominohen nga moti i kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Vendi vijon me mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e shiut janë të pranishme në të gjithë territorin. Shira të fortë priten në Veri dhe Veriperëndim, ndërsa dëborë vetëm në vendet malore. Temperaturat luhaten nga 4°C deri në 17°C. Era fryn e fortë nga Jugu, me shpejtësi mbi 75 km/h, duke krijuar dallgëzim deri në 6 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evuropë për ditën e nesërme. Evropa Lindore dhe rajoni i Baltikut përfshihen nga një qendër e fuqishme ciklonare, duke sjellë reshje shiu dhe dëbore. Ballkani vijon me vranësira dhe reshje të pakta, ndërsa Evropa Veriore, Gadishulli Iberik dhe Evropa Qendrore dominohen nga moti i kthjellët dhe i ftohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Kushtet e paqëndrueshme atmosferike mbeten prezente, me reshje shiu dhe stuhi ere, më të theksuara në zonat Veriore. Temperaturat luhaten nga 4°C deri në 16°C. Era fryn nga Verilindja me shpejtësi mbi 65 km/h, me dallgëzim deri në 5 ballë.

