AKUZAT+EMRAT/ Përplasja me policinë, procedohet Adriatik Lapaj, 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’ , të cilët protestuan para Kryeministrisë, ndërsa akuzohen se janë konfliktuar me efektivët.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Adriatik Lapaj është proceduar penalisht, ndërkohë që ai ndodhet në spitalin e Traumës pasi mori dëmtime në kokë pas rrëzimit të një bombole gazi.
Pas hekrave ranë: Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj.
Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
•arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital;
•referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
•Z. D., 35 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me shuplakë një shtetase;
•I. B., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 29-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
•D. K. dhe M. L., pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
•Y. C., pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për të lëvizur automjetin e parkuar në mënyrë të parregullt. Gjatë kontrollit fizik, shtetadit Y. C. iu gjetën një mjet prerës dhe një stemë policie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., pasi dyshohet se nga pakujdesia ka dëmtuar automjetin e shtetasit K. C.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:
•A. K. dhe E. P., pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin M. B.;
•F. A., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin L. T., nëpërmjet celularit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. K., 55 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte ka aksidentuar shtetasin A. K., këmbësor, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

