ZGJATET AGONIA NË QELI/ Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, ja kur do jetë e radhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 10:04
Gjykata e Posaçme shtyu për më 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve.
Shkak i shtyrjes u bë mungesa e 2 prej avokatëve mbrojtës, një prej të cilëve avokatja kryesisht e caktuar për Veliajn.
Përmes e-mail-it avokatja kërkonte shtyrje për shkak se ndodhej jashtë vendit.
Në seancë nuk ka qenë prezent Veliaj.
