Spektakël natyror/ Deti i Sarandës pushtohet nga pulëbardhat

 

Sot, deti i Sarandës u mbush me pulëbardha që fluturonin mbi ujë, duke krijuar një pamje mahnitëse mes reshjeve të shiut.

Zogjtë lundronin dhe lodronin mbi sipërfaqen e detit, duke i dhënë një gjallëri të veçantë peizazhit dhe duke krijuar një atmosferë të qetë dhe magjike.

Banorët dhe vizitorët u ndalën për të admiruar këtë fenomen natyror, i cili tregon bukurinë e paprekur të natyrës së Sarandës. Pamjet u regjistruan nga gazetarja Shpresa Dine, duke kapur çdo moment të këtij spektakli të veçantë.