PAMJET/ Reshjet e dendura të shiut, përmbytje nga Përroi i Thatë në Kamicë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 11:11
Reshjet e denduura të shiut kanë shfaqur problematika në shkallë vendio.
Në Bashkinë Malësi e Madhe, gjatë natës janë regjistruar reshje të dendura shiu. Në qytetin e Koplikut ka pasur prani uji në rrugë, por situata paraqitet në përmirësim, pasi uji po tërhiqet gradualisht.
Në fshatin Kamicë, Njësia Administrative Qendër, si pasojë e prurjeve nga Përroi i Thatë, janë evidentuar dëmtime në rrugën që kalon mbi të, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullim dhe në lidhjen Kamicë–Flakë. Strukturat vendore janë në ndjekje të situatës.

