Festat mbaruan, ikin emigrantët/ Fluks i lartë i lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës

Fluks i shtuar lëvizjesh pranë doganës së Kavajijës, ndërsa emigrantët po kthehen drejt Greqisë pas festave të fundvitit.

Sipas të dhënave zyrtare, janë përpunuar gjithsej 10.716 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.073 në hyrje dhe 7.643 në dalje.

Ndërkohë, janë përpunuar gjithashtu 2.908 mjete, prej të cilave 773 në hyrje dhe 2.135 në dalje.

Sa i përket menaxhimit të fluksit në Kakavijë, pala shqiptare po punon me 4 sportele, ndërsa pala greke punon me 2 sportele.