Moti i keq "paralizon" lundrimet Durrës-Bari, ja si ndikohen linjat e trageteve

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar për ndryshime në lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së 4 janarit 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, një nga dy tragetet e planifikuara për nisje drejt Barit nuk arriti të lundrojë për shkak të motit të keq.

Udhëtarët e prekur nga kjo situatë janë asistuar nga kompanitë përkatëse, të cilat kanë marrë masat për ridrejtimin e tyre me nisjet pasuese.

Situata aktuale e lëvizjes së trageteve për ditën e sotme është si më poshtë:

     Trageti “Rigel VII” mbërrin në Portin e Durrësit në orën 11:00 dhe do të niset në orën 13:00.

     Trageti “Rigel V” pritet të mbërrijë rreth orës 15:00 dhe do të niset rreth orës 23:00.

     Trageti “Rigel III” parashikohet të mbërrijë rreth orës 21:00 dhe do të niset pas mesnatës.

     “GNV Cristal” është zhvendosur nga kalata 7 & 8 në orën 07:05 dhe është akostuar në Terminalin e Trageteve në orën 07:20. Nisja e saj është planifikuar në orën 23:00.