PAMJET/ Vr*sja e Hysni Ymerit me eksploziv, dërgohen në Gjykatën e Shkodrës katër të dyshuarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 10:56
Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër kanë mbërritur katër autorët e dyshuar të vrasjes me tritol të Hysni Ymerit, një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik.

Të dyshuarit, Gert Bushati, Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi, janë paraqitur përpara trupës gjykuese, ku do të njihen me masën e sigurisë të kërkuar nga organet e drejtësisë.
Seanca pritet të përcaktojë masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë.
