Petraus para komisionit, CIA nis hetimet
Devid Petraeus, ish shefi i CIA-s do të dalë sot para Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, për ngjarjet e 11 shtatorit në Libi ku mbeti i vrarë ambasadori amerikan Christopher Stevens dhe tre amerikanë të tjerë.Petraus një javë më parë dha dorëheqjen pasi një hetim i FBI-së zbuloi lidhjen e tij jashtë martesore me biografen, Paula Broduell një lidhje që ngriti shqetësime rreth mundësisë së shkeljes së sigurisë kombëtare.Shumë ligjvënës kanë ngritur shqetësime rreth mundësisë së një sigurimi jo të mjaftueshëm në konsullatë dhe nëse administrata Obama më pas u përpoq të fshihte informacione për të mënjanuar ndonjë gafë para zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit.Ndërkohë agjensia e inteligjencës CIA ka hapur një hetim mbi sjelljen e ish shefit të saj Petraeus. Një zëdhënës i CIA-s thotë se hetim nga Inspektori i Përgjithshëm i agjencisë do të analizojë nëse ka diçka që mund të jetë mbajtur sekret.Nga hetimet e deritanishme thuhet se në kompjuterin e Paula Broadëell u gjet informacionin i klasifikuar sekret , por 40-vjeçarja dhe Gjenerali Petreas e mohojnë.Në intervistën e tij të parë pas dorëheqjes Petreas tha për CNN se ai nuk kishte dhënë ndonjë informacion që mund të cënonte sigurinë e SHBA-ve.