Eurozona bie në recesion për herë të dytë pas 2009
Kriza e borxhit te Eurozonës ka zvarritur bllokun e shteteve europiane, gjate ketij tremujori te dyte, në recesionin e dytë rradhazi që nga viti 2009, pavarësisht rritjes modeste në Gjermani dhe France, treguan të dhënat e publikuara nga raportuesit ne Bruksel.Ekonomitë e Frances dhe Gjermanise menaxhuan te kene nje rritje prej 0.2 % në periudhën e korrik-shtatorit, por elasticiteti i tyre nuk mund të shpëtonte bllokun prej 17-vendesh nga tkurrja ekonomike sikurse ndodhi me Holanden, Spanjen, Italine dhe Austrine.Prodhimi ekonomik në zonën e euros ra ne vlerat e 0.1 % në tremujorin e pare, pas një rënie ne 0.2 % në tremujorin e dytë. Këto dy tremujore te tkurrjes kthyen ekonomine prej 94 trilion eurove te Eurozones në recesion, ne te njejten kohe qe Italia dhe Spanja kanë perjetuar prej një viti tashmë kontraktime ne tregun e tyre finaciar dhe Greqia qe dhe aktualisht po vuan një depresion të plotë.Një reagim në Evropë është ende larg. Kriza e borxhit që filloi në Greqi në fund të vitit 2009 ende po ndihet nga e gjithë bota dhe po mban mbrapa një shërim të qëndrueshem. Analistët thane se edhe dy ekonomitë me te medha te Eurozones kishin gjasa të dorëzoheshin në tre muajt e fundit të vitit.Për vitin 2012, Komisioni Evropian e sheh zonën euro te kontraktohet me 0.4%, ndërsa te rritet vetëm me 0.1% në vitin 2013. Sondazhet e biznesit tregojnë për kohë të vështira përpara dhe reagimi i publikut për politikat shtrënguese është në rritje.Kërcënimi i një thyerje te zonës euro ka zvogëluar kryesisht pasi Banka Qendrore Evropiane ka premtuar për të blerë bono qeveritare te eurozonës në sasi potencialisht të pakufizuara, nese një vend do të kërkojë ndihmë nga fondi i përhershëm i shpëtimit të bllokut.