Kriza në Gaza, Izraeli intensifikon sulmet ajrore
Është tensionuar edhe më tej situata në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe grupit Hamas. Izraeli ka njoftuar se ka goditur më shumë se 130 raketa gjatë natës në Gaza duke vrarë të paktën 11 militantë.Luftimet janë intensifikuar që kur Izraeli vrau Ahmed Jabari, udhëheqës ushtarak i grupit islamik që kontrollon territorin, të mërkurën. Të paktën 18 palestinezë në Gaza janë vrarë në sulmet ajrore izraelite, duke përfshirë edhe fëmijë, dhe tre izraelitë janë vrarë nga zjarri palestineze me raketa në jug të Izraelit.Ndërkohë militantët palestinezë u përpoqën të godasin me raketa qytetin më të madh të Izraelit, Tel Avivin, por nuk prekën asnjë objektiv edhe pse vetëm për pak kilometra.Sirenat e alarmit ranë në qytet për herë të parë në dy dekadat e fundit e banorët u zhvendosën në vendstrehime.Çdo raketë që mund të godasë Tel Avivin, thonë analistët, qytetin më të madh tregtar dhe më të populluarin e vendit, do të ishte një përshkallëzim domethënës i konfliktit.Rreziku i operacioneve të tilla ushtarake nga ana e izraelitëve është se rritja e bilancit të viktimave nga të dyja palët, do të përshkallëzonte dhunën në përmasa të tilla që asnjëra prej tyre nuk mund t'i kontrollojë. E sipas analistëve, nëse kjo ndodh, një krizë edhe më e madhe do të përfshinte të gjithë Lindjen e Mesme.Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu tha se Izraeli do të bëjë të pamundurën për të shmangur viktimat mes civilëve në konfliktin me Hamasin.