Shpëndahet Parlamenti i Japonisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2012, 09:04
Kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda ka shpërndarë Dhomën e Ulët të Parlamentit duke i hapur rrugë zgjedhjeve të përgjithshme në vend.Noda shpalli zgjedhjet e parakohshme, pasi Partia Liberale Demokratike e vendit ra dakort që të mbështesë disa projektligje të rëndësishme, përfshirë edhe ligjin për reformën zgjedhore.Kabineti pritet që shumë shpejt të shpallë datën e zgjedhjeve, që pritet të jetë 16 dhjetori.