Ekonomia gjermane në rritje

Pavarësisht krizës në Eurozonë ekonomia gjermane vazhdon të rritet ndonëse jo me ritmet e duhura.  Gjatë muajve  korrik-shtator ekonomia gjermane u rrit me  0,2%  sipas statistikave të fundit zyrtare.Gjermania është ekonomia më e madhe në Evropë, por  është  dobësuar në muajt e fundit për shkak të krizës.  Shifra e fundit janë me zbritje nga rritja prej 0.3% të regjistruar në tremujorin e dytë dhe  0.5%  në  tre muajt e parë të këtij viti. Rritja e Gjermanisë është mbështetur kryesisht nga kërkesa e huaj.Muajin e kaluar, qeveria gjermane ka  ulur parashikimin e saj për rritjen ekonomike në vitin 2013  nga 1.6% në 1% . Deri tani gjermania  ka përfituar nga euroja e dobët, duke  bërë eksportet e saj të jenë  më konkurruese jashtë Eurozonës. Ndërkohë mosmarrëveshjet në BE kanë sjellë një dështim të buxhetit për vitin 2013.Polemikat në Bruksel janë të shumta edhe për të tjera vendime që duhet të marrin zgjidhje sa më parë për daljen nga kriza. Takimet e fundit të ministrave të Financave të Eurogroup dhe Ecofin  i kanë thelluar edhe më tej mosmarrëveshjet mes vendeve të Eurozonës.Ndarja e Europës ka vijuar edhe mbi një regjim të ri të mbikëqyrjes bankare. Ajo duhet të garantojë që mundësisht të gjitha bankat në Evropë të kontrollohen sipas kritereve të njëjta.