Vdes pesëvjeçarja pas torturave të të atit
Ndërron jetë vajza pesëvjeçare pasi i ati i saj, një "shkencëtar i shquar fetar", e kishte rrahur për vdekje me kamxhik dhe shufër metalike të skuqur në zjarr.Vogëlushja Lama vdiq në një spital në Riad të Arabisë Saudite, pas vuajtjeve disamujore të shkaktuara nga lëndimet e tmerrshme, duar të thyera, thyerje të kafkës dhe trauma të tjera të shumta.Al Arabiya raportoi se fëmija është torturuar nga "tronditjet me kamxhik dhe me elektroshok”, ndërsa portali saudit Emirates 24/7 konstaton se i ati i vajzës dhe gruaja e tij e re kanë përdorur "shkopinj dhe metalin e skuqur" për të ushtruar dhunë ndaj vogëlushes.Nëna e vogëlushes Lamaae, tashmë të vdekur, ka thënë për Al Arabiya se lëndimet fatale vajzës ia ka shkaktuar ish-burri, i cili ka abuzuar vajzën e saj për tetë muaj rresht.Ajo thotë se ish-bashkëshorti i saj është "një shkencëtar i shquar fetar", i cili predikon në kanalet televizive satelitore, kurse agjencia e lajmeve EFE e ka identifikuar atë si Faihan Al Gameri.Agjencia EFE pretendon se Al Gameri është një person që ka qenë i varur nga droga, i cili në vendin e tij fitoi popullaritet duke u paraqitur në televizion, ku ka rrëfyer historinë e jetës së tij dhe u pendua për veprimet në të kaluarën.Menjëherë pasi vogëlushja Lamaa ishte hospitalizuar, në prill, nëna e saj kishte apeluar përmes gazetës ditore saudite Al Youm: "Lus qeverinë dhe grupet e të drejtave të njeriut për të mbështetur fushatën time përmes së cilës kërkoj dënimin me vdekje për ish-burrin tim, për shkak të vrasjes së vajzës sime."Siç shkruan EFE, Shoqata Kombëtare për të Drejtat e Njeriut në Riad ka nisur një hetim kundër babait të vajzës vdekur.