Xi Jinping zyrtarisht lideri i ri i Kinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2012, 07:41
Zyrtarët e Partisë Komuniste kanë emëruar zyrtarisht Xi Jinping në postin e sekretarit të përgjithshëm, post ky i mbajtur nga Hu Jintao.Xi Jinping është emëruar gjithashtu edhe kryesues i Komisionit Qëndror Ushtarak dhe pritet të emërohet president i shtetit në mars të vitit 2013.Agjencia kineze e lajme Xinhua raportoi se numri i anëtarëve në Komitetin e byrosë politike është reduktuar nga nëntë në shtatë.Xi Jinping tha se liderë e rinj të Kinës do të luftojnë për “një jetë më të mirë” për njerëzit.