Sulmi në Libi, Petraeus dëshmon para Kongresit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2012, 08:32
Ish drejtori i CIA-s, David Petraues do të dëshmojë para Kongresit këtë të premte, në lidhje me sulmin mbi konsullatën amerikane në Benghazi të Libisë.Sulmi ndodhi më 11 shtator të këtij viti në të cilën u vranë 4 amerikanë, përfshirë vetë ambasadorin.Petraeus dha dorëheqjen si shef i CIA-s më 10 nëntor, pas publikimit të një lidhje jashtëmartesore me biografen e tij, Paola Broduell.Seanca me dyer të mbyllura do të fokusohet në lidhje me atë se çfarë infomacione ka pasur CIA mbi kërcënimet e mundshme në kompleksin e SHBA-së në Benghazi para sulmit, si dhe në lidhje me atë se çka ka ndodhur në ditën e sulmit dhe kush mund të jetë përgjegjës.Ambasadori amerikan Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë janë vrarë në sulmin mbi konsullatë.