Kancelarja Merkel mbërrin në Moskë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2012, 08:43
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur në Moskë, ku pritet të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.Sekretari për shtyp i Putinit, Dimitri Peskov tha se gjatë kësaj vizite, presidenti rus do të diskutojë për çështjen e legjislacionit evropian që “ndikon negativisht në interesat e Rusisë”.Merkel dhe Putin gjithashtu pritet të diskutojnë rreth problemeve në Siri, Izrael dhe Gaza, si dhe rreth problemit bërthamor të Iranit.