Buxheti 2013, BE futet në krizë bisedimesh

BE-ja ka arritur vetem ne bllokim në bisedimet mbi buxhetin e vitit të ardhshëm, me qeveritë te cilat kane refuzuar kërkesat për para ekstra. Kriza vjen vetëm një javë përpara Samitit që pritet te mbahet më 22-23 nentor, ne te cilen synon të ndajë planet e shpenzimeve te BE-se për shtatë vitet e ardhshme.Eurodeputetët refuzuan të marrin pjesë në bisedimet e mbajtura natën e se martës për shkak se qeveritë - të quajtura gjithashtu Këshilli - nuk miratuan një shtesë prej 9 miliard euro në "fondet e emergjencës" për këtë vit. Komisioni Evropian tani do të duhet të ri-projektoje planin buxhetor per 2013.Nëse nuk ka marrëveshje para janarit, buxheti aktual do të përmbyset nga muaji ne muaj. Çdo rritje e shpenzimeve pastaj kërkon marrëveshje në mes të Komisionit, Këshillit dhe eurodeputetëve. Në vitin 2012 buxheti për bllokun 27-vendesh ishte 129.1bn euro, një rritje prej 1.9% në vitin 2011.Korrespondentët thonë se Britania e Madhe, Danimarka, Holanda dhe Suedia janë duke e bere te vështirë për BE-në shtyrjen per frenimin e shpenzimeve. Në një vizitë në Itali të martën, kryeministri Mbreterise se Bashkuar, David Cameron, nuk arriti të marrë mbështetje nga homologu i tij italian Mario Monti për qëndrimin e Britanisë së Madhe në buxhetin e BE-së."Pikëpamjet tona kanë elemente të cilat nuk përputhen ne menyre të përkryer, për tu përdorur nga britaniket," tha zoti Monti, i cili dikur ka sherbyer se nje komisioner i BE."Ne jemi me pak të bindur se Mbretëria e Bashkuar në lidhje me nevojën qe diskutohet për një reduktim të ndjeshëm" - ka shtuar ai.Në Bruksel, Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, i ka thënë 15 kryeministrave të martën se deputetët nuk do të mund te negociojnë për buxhetin e 2013, sepse nuk kishte asnjë marrëveshje në shtesë e 9 miliard eurove te kërkuara për të përmbushur shpenzimet e këtij viti të BE.Komisioni dhe Parlamenti Evropian dëshiron një rritje të buxhetit të BE-së ne vlerat 6.8% në vitin 2013.