Merkel: Zgjidhje të menjëhershme për Greqinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel  ka kërkuar nga ministrat e financave të eurozonës zgjidhje të menjëhershme për problemin e Greqisë."Unë shpresoj se tani  është koha për të bërë zgjidhje të duhur", tha kancelarja  gjermane gjatë një takimi me kryeministrin francez.Megjithatë Merkel ka refuzuar  një  falje të borxhit të qeverisë greke."Sigurisht ne nuk flasim  falje të borxhit, ju e dini qëndrimin tonë dhe që nuk ka ndryshuar, as ka për të ndryshuar" theksoi kancelarja gjermane.Nga ana tjetër edhe kryeministri francez  tha se duhet bërë gjithçka për të mbajtur në Eurozonë Greqinë, duke njoftuar se një vendim për të lëvruar kredinë do të vijë shumë shpejt.