Turqia u kërkon shteteve myslimane të njohin opozitën siriane
Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu i bëri thirrje vendeve myslimane të njohin koalicionin e ri sirian opozitar si dhe paralajmëroi se Turqia e ka vullnetin dhe kapacitetin për të mbrojtur kufijtë e saj nëse dhuna vazhdon të përhapet.Duke folur në një takim ministror te mbledhur nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Xhibuti, Davutoglu përshëndeti formimin e grupimit opozitar te ri si një "arritje e rëndësishme" dhe tha se regjimi i presidentit Bashar al-Asad ishte në momentet e saj të fundit."Turqia ..., edhe njëherë rithekson njohjen e Koalicionit Kombëtar të Sirisë si përfaqësues legjitim të popullit sirian dhe fton të gjithë vëllezërit tanë te kesaj Organizate për ta bërë këtë," tha Davutoglu.Anëtarët e opozitës se përçarë siriane, duke përfshire luftëtarët rebele, disidentët veteranë dhe pakicat etnike e fetare, krijuan një koalicion në përpjekje për t'i dhënë fund luftimeve te brendshme qe kane penguar luftën e tyre kundër Assad.Franca dhe disa shtete arabe të Gjirit e kanë njohur plotësisht Koalicionin Kombëtar sirian si Forcë opozitare dhe Revolucionare, por Shtetet e Bashkuara, Lidhja Arabe dhe shumica e vendeve evropiane kanë qenë më të kujdesshëm."Ne nuk duam përshkallëzim. Por të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se Turqia ka kapacitetin dhe vendosmërinë për të mbrojtur kufijtë dhe qytetarët e saj ", - deklaroi Davutoglu. "Siguria e kufijve të Turqisë eshte vene në rrezik. Qytetet tona në kufi kanë qenë në shënjestër nga ushtria siriane" - shtoi ai.Turqia, e cila po strehon më shumë se 120.000 refugjatë sirianë, ka leshuar thirrje për krijimin e një zone neutrale për të mbrojtur civilët brenda Sirisë dhe ka shprehur gjithnjë e më shumë shqetesimin qe buron nga mungesa e konsensusit ndërkombëtar per kete ceshtje.