Presidenti Obama niset për një turne në Azi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, po e kthen vemendjen tek diplomacia me vendet e Azisë. Ai do të niset për në Tajlandë dhe Birmani, dhe më pas në Kamboxhia për takimin e nivelit të lartë të Azisë Lindore.  Vizitat e presidentit Obama në tre vende që janë në fazën e ndryshimeve politike, të gjithë faktorët në një rajon që është fokusi i ribalancimit të interesave ekonomike, politike dhe të sigurimit të Shteteve të Bashkuara.Në Bankok, ai do të takohet me Kryeministrin Yingluck Shinawatra për të theksuar marrëdhëniet historike mes dy vendeve, duke përfshirë edhe bashkëpunimin e gjetë ushtarak prej disa dekadash.Të hënën, ai do të bëhet presidenti i partë amerikan që viziton Birmaninë, ku po zhvillohet një tranzicion i brishtë, megjithëse vende ende dominohet nga ushtria.Ai do të vizitojë gjithashtu Kamboxhian, ku qeveria e Kryeministrit Hun Sen gjendet përballë kritikave për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe taktikat autoritare.Rizgjedhja e Obamës për një mandat të dytë i jap atij avantazh dhe sipas Majkëll Grin të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtre, edhe një mundësi  për të shprehur më qartë vemendjen e Shteteve të Bashkuara në Azi.Në Birmani, Obama do të takohet me figurën e demokracisë dhe anëtaren e parlamentit  Aung San Suu Kyi. Takimi i tyre i fundit u zhvillua në shtator në Shtëpinë e Bardhë.Shtetet e Bashkuara kanë zbutur sanksionet ekonomike ndaj Birmanisë dhe kompanitë amerikane po e ndjekin me kujdes terrenin e investimeve.Por Uashingtoi është realist për sfidat. Samantha Power, këshilltarja kryesore e Presidentit Obama për të drejtat e njeriut tha se vizita ka për qëllim të shprehë qartë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reforma të mëtejshme.Organizatat e të drejtave të njeriut duan që Obama të flasë hapur dhe prerë për nevojën e lirimit të të burgosurve të tjerë politikë dhe për trajtimin e pakicave.Mosmarrëveshjet për Detin e Kinës Jugore janë një çështje që do të jetë mjaft e pranishme në takimin e nivelit të lartë të Azisë Lindore në Kamboxhia, që është edhe ndalesa e findit e turneut të tij.Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se zoti Obama do të takohet me Kryeministrin kinez Wen Jiabao dhe Kryeministrin e Japonisë Yoshihiko Noda. Udhëheqësit rajonalë janë të shqetësuar jo vetëm për katastrofën fiskale në Shtetet e Bashkuara, por se edhe kë do të emërojë Presidenti Obama për të zëvendësuar sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, e cila ka gjurmët e saj në politikën amerikane në Azi gjatë mandatit të parë të presidentit Obama.