Tension në Rripin e Gazës, Izraeli vret liderin e Hamasit
Izraeli ka vrarë komandantin ushtarak të Hamasit në një sulm ajror te kryer gjatë ditës së sotme mbi Rripin e Gazës, duke sjellë të dy palët në prag të një lufte të mundshme të re. Jaabari është zyrtari më i lartë i Hamasit që vritet qe prej pushtimit izraelit te Rripit të Gazës, katër vjet më parë.Sulmi erdhi megjithë shenjat se Egjipti kishte arritur të ndërmjetësonte një armëpushim mes Izraelit dhe militantëve palestinezë, pas një rritje të dhunës në pesë ditë ne të cilat u pane më shumë se 100 raketa te gjuajtura nga Gaza.Izz el-Din el-Qassam tha se "Udheheqesi Hamasit, Ahmed Al-Jaabari, i cili drejtonte krahun e armatosur të organizatës, vdiq së bashku me një pasagjer, pasi makina e tyre ishte në shënjestër nga një raketë izraelite".Sherbimi i brendshëm i zbulimit Izraelit konfirmoi se kishte kryer sulmin, duke thënë se kishte vrarë Jaabarin për shkak të "veprimtarisë të gjatë terroriste" të tij. "Qëllimi i këtij operacioni ishte të dëmtohej rëndë zinxhiri i komandës dhe kontrolli i udhëheqjes së Hamasit," thuhej në një deklaratë nga forcat ushtarake izraelite.Thirrje të menjëhershme për hakmarrje janë transmetuar ne radiot mbeshtetese te Hamasit si dhe grupeve të vogla kane paralajmëruar gjithashtu per hakmarrje. "Izraeli i ka shpallur luftë Gazes dhe ata do të mbajnë përgjegjësi për pasojat," ka deklaruar Xhihadi Islamik.Një deshmitar i Reuters raportoi se ka pasur sulme ajrore të shumta izraelite kundër vijes bregdetare, por nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë tjetër ishte në shënjestër te tyre.Hamasi ka qeverisur Gazën që nga viti 2007 dhe nuk njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.Ajo ka qenë e inkurajuar nga rritja në pushtet, në Egjiptin fqinj, e mentorëve të tij shpirtërore të Vëllazërisë Myslimane të cilet ajo i konsideron si "rrjet sigurie" per ta.Shteti o Izraelit organizoi sulmin e fundit te tij në shkallë të lartë në Gaza gjatë një konflikti tre javor në vitin 2008 dhe 2009 në të cilat 1.400 palestinezë dhe 13 izraelitë mbetën te vrarë.